Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dorëheqjes nga detyra i drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.

Rama njofton se Bendo “do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë”.

“Me HELIDON BENDON, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë”, shkruan Rama.