Në një reportazh të pazakontë të rrjetit britanik The Sun thuhet se nje i ri ëndërronte prej moshës 14-vjeçare të krijonte mikro-kombin e tij me emrin Verdis.
Daniel Jackson, tashmë 19 vjeçar, hoqi dorë nga jeta e zakonshme në Britani për të krijuar diçka nga hiçi.
Prandaj ai pretendoi një rrip toke diku mes Serbisë e Kroacisë për të krijuar kombin e tij të pavarur nga asnjë konventë apo marrëveshje ndërkombëtare.
Daniel ka lindur në Australi por është vendosur në Britani që i vogël.
Duke qenë i pakënaqur me jetën në Britani, dhe me eksperiencën e kombeve indigjene në vendin e lindjes Australi, ai vendosi të krijonte një shtet të ri.
Bashkë me gjashtë shokë Daniel ai zbuloi një rrip toke mes Serbisë e Kroacisë pranë lumit Danub dhe bënë pretendimin për pronësinë me argumentimin se nuk ishte i pretenduar nga askënd dhe nuk dëshirohej nga askënd.
Daniel bëri gjithashtu hapin e guximshëm duke u shpallur president i vendit të ri të cilin e quajti Republika e Lirë e Verdis.
Verdis ka një sipërfaqe prej rreth 500 metra katrorë – duke u bërë kështu vendi i dytë më i vogël në botë pas Vatican City.
Me flamurin e tyre bardhë e blu Daniel – tashmë President Jackson – nisi shpejt të krijonte qeverinë e Verdis, shkruan e përditshmja The Sun.
Ai kërkonte të mirëpriste rezidentë të përhershëm në shtetin e tij, duke ndërtuar kasolle druri, për të pasur të paktën 12 vetë që të jetonin aty.
Por siç pritej hasi në disa probleme serioze, prej atyre që nuk dëshirojnë të kenë një president të ri që sundon pranë tyre, shkruan me ironi The Sun.
Ai është ndaluar të shkelë brenda kufijve të Kroacisë bashkë me qytetarët e tjerë dhe më pas u ndalua dhe u dëbua nga ‘shteti’ tij.
Daniel tha: “Më 12 dhjetor autoritetet kroate erdhën në vendbanimet tona, që për ne është shkelje e ligjit ndërkombëtar, pasi Kroacia nuk e ka pretenduar atë tokë.
“Kjo nuk ka qenë kurrë pjesë e republikës së Kroacisë. Por ata na nxorrën nga Verdis dhe na çuan në Kroaci, ndërsa më pas na dëbuan.
“Kjo është një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe ne po punojmë për të kundërshtuar ligjërisht.”
“Kishim shumë njerëz që donin të vinin të jetonin në Verdis dhe të mbronin tokën, por tashmë kjo ka ndaluar”.
Verdis është një ishull i vogël i rrethuar nga uji dhe e vetmja mënyrë për të shkuar aty është lundrimi 9km me barkë nga porti më i afërt i Aljmas.
Daniel dhe banorët e tjerë të Verdis po kërkojnë për njerëz me pasion për krijim komunitetesh dhe që pëlqejnë jetesën jashtë sistemit.
Rreth 400 njerëz mbeten teknikisht banorë të Verdis edhe raportohet se qindra të tjerë kanë aplikuar të regjistrohen.
Daniel poston rregullisht në rrjetet YouTube, TikTok e Instagram për Verdis dhe ka mbledhur mijëra ndjekës që e mbështesin në projektin e tij, edhe pse për momentin i pezulluar.
Mes të tjerash ai thotë: “Objektivi i momentit është kthimi në tokën tonë pasi u dëbuam nga policia kroate.”
“Situata është pak e paparashikueshme dhe nuk e dimë se kur do të arrijmë objektivat. Unë e dija që mund të ndodhte diçka e tillë por asgjë nuk bëhet me lehtësi”.
I pyetur se përse dikush do të donte të bashkohej me shtetin e tij Verdis, Daniel tha: “Ne duam të bashkoheni me ne që të bëjmë një ndryshim pozitiv në botë, dhe po bëjmë progres pasi jemi transparent në gjithçka që bëjmë, ne e dimë drejtimin ku po shkon vendi ynë”. /TheSun/