Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se trupat e tij do të kundërveprojnë, nëse SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar do të dërgojnë raketa me rreze të gjatë në Ukrainë.
“Sa më i gjatë të jetë diapazoni i armëve që Perëndimi furnizon, aq më tej do të shtyjmë vijën nga e cila neo-nazistët mund të kërcënojnë Federatën Ruse,” tha Sergei Lavrov në një konferencë shtypi ditën e sotme.
Rusia ka pretenduar se neo-nazizmi është i përhapur në Ukrainë, një pretendim që është hedhur poshtë nga Kievi dhe vendet perëndimore, si të pabazë.