Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, gjatë seancës së ditës së sotme ka ngritur zërin fort për rastin e Librazhdit, ku e reja u gjet nga vjehrri dhe vjehrra duke tradhëtuar bashkëshortin në shtratin martesor.

Nga foltorja e Kuvendit Açka kërkoi që shteti të reagojë në lidhje me këtë rast të cilin e konsideron si një ngjarje barbare.

Deputetja thekson se të rrahësh një vajzë, ti heqësh batanijen teksa ajo është e zhveshur dhe ta turpërosh atë publikisht në interent është krim për të cilin ky shtet duhet të reagojë.

“Prej disa ditësh kemi qenë dëshmitarë dhe aktorë të një ngjarje të hidhur ndaj një gruaje shqitpare. Po flas përngjarjen e Librazhdit, ku unë jam deputete bashkë me 13 kolegë të tjerë.

Kemi qenë ne shumë apatikë në këtë pike. Në sytë e mi jo mgjarje është në kufi të primitivizmit, barbare. Çdo gabim që bën secili prej nesh ndëshkohet sipas normave të caktuara. Por aman të vendosësh një grua në qendër të bolorisë kombëtare dhe shteti i përfaqësuar nga policë më keq se familjarët  e një vajze e cila u përpoq të dalë e gjallë.

Hyn në intimitetin e saj pa leje me çizme me baltë, e rrahin me bastum, i heqin batanije që ta shohin të zhveshur dhe e fyejne, është krim. I kujtojnë bukën e shajnë në kor është krim. E hedhin në internet për ta turpëruar publikiisht duke mos harruar që ajo mund të ishte motra apo vajza e tyre, është krim. Ish burri e kërcënon se do ta vrasë, vëllai e kërcënon se do ta vrasë, është krim.  Ku është shteti? Apo mos u indiminua vallë shteti nga kjo tradhëti e kësaj vajze. E kush, ky shtet që bie fund e krye era seks. Ky shtet qe paguan sipas të dhënave të gazetarëve, që paguhen 800-1000 vetë, që jane regjistruar në institucione që sparaqiten në zyra dhe paguhen me taksat e shqiptarëve për sugargirls dhe zanate të tjera prostitutive për ti ofruar të huajve të shumtë që vijnë dhe ikin nëpër ambasada, qoftë dhe sheikëve lart e poshtë në Shqipëri. Cfarë prisni ju denoncimin e vajzaës që të merrni masa? Ajo vajzë ka shpëtuar vetëm nga fakti që bastumi nuk ishte automatic se tani do të ishte harruar”, tha Açka.