UEFA ka hapur hetim për sjellje jo korrekte të tifozëve anglez në sfidën e djeshme që ‘’3 Luanët’’ luajtën ndaj Danimarkës.

Portieri i danezëve ra pre e lazerave në sytë e tij në momentin që Harri Kejn goditi penalltinë në minutat shtesë të takimit. Megjithatë kjo nuk është arsyeja e vetme që ka çuar UEFA-n të hapë hetim.

UEFA ka pamje filmike ku vërtetohet se tifozët anglez kanë fishkëllyer kur Danimarka këndoi himnin para ndeshjes, gjithashtu tifozët anglez kanë ndezur fishekzjarrë brenda në shkallët e Uemblit. Pritet që UEFA të marrë masa ndaj këtyre veprimeve të cilat janë bërë të shpeshta në ndeshje të mëdha.

fax