Kandidatja për presidente e Francës, Marine le Pen, ka falënderuar qytetarët dhe votuesit e saj, pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit.

Në fjalimin e saj Le Pen shprehu mirënjohjen e saj për njerëzit që votuan për të në provinca, në fshat dhe në territoret përtej detit të Francës.

“Këtë Francë shumë të harruar, ne nuk e harrojmë atë”.

Ajo shtoi se do të nisë “një betejë të madhe për zgjedhjet legjislative” që do të mbahen në qershor.

Në fund të fjalimit të saj, Marine Le Pen drejton mbështetësit e saj në një interpretim të La Marseillaise, himnit kombëtar francez.

Kujtojmë që sipas Exit polle-ve, Emanuel Macron është rikonfirmuar si president i Francës