Apple po përgatitet për lançimin e kufjeve wireless AirPods 3 sipas raportimeve të fundit nga Bloomberg. Ndërkohë që data ekzakte mbetet akoma e panjohur, ky raportim konfirmon 2 detaje të shumë përfolura rreth këtij produkti: e para është se do të lançohet gjatë këtij viti dhe e dyta është përdorja e dizajnit të inspiruar nga AirPods Pro.
Siç mund të shihet dhe nga fotot, AirPods 3 janë shumë të ngjashëm me AirPods Pro falë “bishtit” më të shkurtër, por ndryshimi mes tyre qëndron në mungesën e removable ear tips. Megjithatë duhet thënë se ato duken mjaft elegante dhe më kompakte se versioni i mëparshëm.
Për t’u rikthyer në datën e publikimit të tyre, disa burime të ndryshme tregojnë se kufjet e reja wireless do të prezantohen si një pjesë e update-it më të ri në Apple Music, ku do të ofrohet luajtja e lossless music, pra me shumë mundësi në gjysmën e dytë të 2021.
Dhe pse nuk ka ende disa informacione të sigurta, besohet se AirPods 3 do të ofrojnë Spatial Sound, përderisa ajo është pjesë e Apple Music, ndërkohë që përfshirja e active noise cancellation është ende e dyshimtë.