Home TEKNOLOGJI Mekanizmi AI zbulon dezinformimin me një saktësi 96%, madje mund të gjejë...

Mekanizmi AI zbulon dezinformimin me një saktësi 96%, madje mund të gjejë dhe burimin e tij

5

Një ekip në Artificial Intelligence Software Architectures and Algorithms Group në MIT provuan të kuptonin më mirë fushatat dezinformuese dhe të krijonin një mekanizëm për gjetjen e tyre.

Idetë e tyre u finalizuan me programin Reconnaissance of Influence Operations (RIO). Puna për këtë projekt filloi në vitin 2014 pasi ky ekip vuri re një rritje të pazakonshme të aktivitetit në rrjetet sociale nga adresa të cilat rrisnin shpërndarjen e narrativave pro-ruse.

Më pas, para zgjedhjeve të 2017 në Francë, ekipi vendosi të testojë programin e krijuar për të parë nëse do të përdoreshin të njejtat teknika. Gjatë 30 ditëve u grumbulluan dhe përpunuan 28 milionë tweets nga 1 milionë adresa, dhe mekanizmi RIO arriti të zbulonte dezinformimin me një shkallë suksesi prej 96%. Ky sistem kombinon teknika të ndryshme analitike dhe krijon një pamje të plotë se si dhe ku po shpërndahen këto informacione të gabuara.

Edward Kao, anëtar i këtij grupi, zhvilloi një trajtim statistikor i cili përdoret nga RIO për të zbuluar nëse një adresë në rrjetet sociale po shpërndan dezinformim, dhe ndikimin që ajo krijon në rrjet.

Ekipi i laboratorit të MIT shpreson që RIO të përdoret nga qeveria, gazetat, TV dhe rrjetet sociale për t’u mbrojtur nga dezinformimi.