Këngëtarja e njohur shqiptare Ledina Çelo ka treguar para pak muajve më parë se do të vinte në treg me një këngë të re.
Nëpërmjet një postimi në “Instagram” ajo ka treguar se ora e publikimit është afër.
“C’est la vie. 06.11.2020. Faleminderit Olti Curri për tekstin e mrekullueshëm”, ka shkruar artistja krah videove në llogarinë e saj ku ka treguar dhe një pjesë të muzikës.
Këngëtarja sjell hitin e saj pas një pauze të gjatë shkeputje qysh prej pjesmarrjes në “Kënga Magjike” në 2013 me këngën “Gaboja”.