“Kam ende të njëjtën rrudhë. E njëjta fytyrë, përveçse isha më e bukur. Fakt, njëri nga veshët e mi është ende më i madh se tjetri. Dhe një sy vazhdon të jetë ndryshe nga tjetri”, shkruan Lei përkrah fotos së saj.

Së fundmi, Lei Kraja ishte e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku rrëfeu një histori të frikshme të cilën nuk e kishte treguar kurrë më herët. Ajo tregoi se gjatë kohës që jetonte në New York arriti të shpëtonte nga duart e një maniaku, i cili donte ta rrëmbente.

“Kam qenë në New York dhe kam ndryshuar shumë punë. Bëja 2-3 punë. Kthehem natën vonë, kot nuk mora as taksi as uber apo tren. E kisha shumë afër shtëpinë me thënë të drejtën. Kaloj në një garazh/parking për më shkurt. As mami im nuk e di këtë sepse nuk dua të frikësohet. U ndezën disa makina, më ndoqi një person edhe më kapi për të më futur në makinë. Nuk e di si kam shpëtuar. Nuk besoj që kam vrapuar më shpejt në jetën time. Isha shumë e frikësuar, akoma më kujtohet ai moment në jetën time”, rrëfeu Lei.

icon style