Home AKTUALITET “Lejoi” grabitësit të vjedhin paratë në kompaninë që ruante, arrestohet 58 vjeçari...

“Lejoi” grabitësit të vjedhin paratë në kompaninë që ruante, arrestohet 58 vjeçari në Durrës

11

Policia e Durrësit ka arrestuar një 58 vjeçar, i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Blutë bëjnë me dije se një kompani private në Durrës u grabit, ndërsa roja nuk monitoroi kamerat dhe nuk njoftoi policinë, duke lënë të lirë grabitësit. Këta të fundit janë ende të paidentifikuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasin A. H., 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë roje private dhe operator i monitorimit të kamerave të sigurisë në një kompani private në lagjen nr. 14, Durrës, në pronësi të shtetasit A. D., 29 vjeç.

Gjatë natës, në lagjen nr. 14, Durrës, në ambientet e kësaj kompanie, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi vlere monetare, por shtetasi A. H. nuk ka monitoruar kamerat dhe nuk ka njoftuar Policinë.  Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës”, njoftoi policia.