Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-kryetarin e Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Franc Tuci, i arrestuar dy ditë më parë për shpërdorim detyre.
Ai dyshohet se ka lejuar hapjen e një rruge 1.8 km në Fushë-Arrëz, duke shkaktuar një dëm prej 234 milion lekësh.
Për administratorin e Iballës, Ndoc Marku, Gjykata caktoi arrest shtëpie, ndërsa Fadromisti Durim Markgjekaj vijon të jetë në arrati.
Tuci u arrestua dy net më parë me urdhër të SPAK
