Një tërmet me një madhësi 4.2 të shkallës rihter ka goditur pak më parë Korfuzin.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të Korfuzit, me një thellësi prej 19.5 km.

Lëkundjet raportohet të jenë ndjerë deri në jug të Shqipërisë.

Deri më tani nuk raportohen dëme materiale, por banorët janë alarmuar nga lëkundjet.

Oranews