Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake, epiqendra ka qenë në Koplik të Malësisë të Madhe, por lëkundjet kanë qenë mjaftueshëm të forta saqë u ndjenë edhe në Tiranë. Deri më tani raportohet se madhësia e lëkundjeve ka qenë 4.7 ballë të shkallës Rihter. Thellësia e tërmetit ka qenë 25 kilometra. Mësohet se qytetet ku janë ndjerë kanë qenë: Lezha, Shkodra dhe Tirana.

Ndërkohë që gjatë mesnatës së djeshme u raportua se ishin ndjerë 3 tërmete të tjera të njëpasnjëshme në veri të vendit.