Home AKTUALITET Lëkundjet e tërmetit, raportohet për dëme në disa pallate në Pukë si...

Lëkundjet e tërmetit, raportohet për dëme në disa pallate në Pukë si edhe në spitalin e qytetit

22

Lëkundjet e tërmetit, raportohet për dëme në disa pallate në Pukë si edhe në spitalin e qytetit

Disa pallate janë dëmtuar si pasojë e lëkundjeve të tërmetit që u ndje në vend. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare të bashkise së Pukës, sipas së cilës edhe ne spitalin e qytetit jane shënuar plasaritje dhe rënie suvash.

‘Informacion paraprak. Pak minuta më parë Puka ka përjetuar një lekundje të fortë sizmike.
Termeti që kishte epiqendren pranë Pukës, ka qenë i shkallës 4.7 ne thellësinë 2 km.

Bashkia Puka po nderlidhet për pasojat e kësaj situate. Deri tani nuk kemi informacione për pasoja fatale, ndërkoh që janë porositur administratorët dhe krepleqt e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate.

Deri tani janë konstatuar deme tek disa pallate tek lagjia e muzeut, dhe 5 pallatet, ku sipas raportimit të banorve ka plasaritje, nderkoh janë të dukshme demtimet në oxhaqet e pallateve.
Plasaritje dhe renje suvash ka dhe në spitalin e qytetit.
Inkurajoim të gjithë banorët të rimarrin veten me shpresen se nuk do kemi paslekundje dhe për çdo shqetësim të informojnë në numrat pa pagesë 128 ose 129.’ thuhet në njoftim.