Policia e Shtetit ka bërë ndryshime të reja në disa prej Drejtorive Policore në qarqe.
Pjesë e këtyre ndryshimeve është edhe qarku i Elbasanit.


Nga burimet mësohet se Drejtori aktual i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Arjan Muça transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Drejtimin e DVP Elbasan e merr zv.drejtori i kësaj drejtorie Alket Shatra.


Policia e Shtetit i ka argumentuar ndryshimet e reja si “një menyrë për t’i dhënë impuls të ri punës”.