Forcat e ndërhyrjes së shpejtë në Greqi kanë vënë në pranga një 32-vjeçar shqiptar në zonën e Menidhit në Athinë.
Ai është pikasur teksa lëvizte në mënyrë të dyshimtë në rrugën “Athinon”, shkruajnë mediat greke.
Kontrolli personal i ka zbuluar atij në pjesën e përparme të brezit, një armë zjarri pistoletë e llojit “Sig Sauer”.
32-vjeçari, i cili banon në zonën e Peristerit, është shoqëruar nga policia në Komisariat dhe po merret në pyetje për t’u hetuar edhe në lidhje me qëllimin e mbajtjes së armës së zjarrit me vete./abcnews.a
