Robert Lewandowski vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, me të ardhmen e tij që vazhdon të jetë në pikëpyetje.
Ylli polak po shkon drejt muajve të fundit të kontratës së tij me Bayern Munich dhe mund të largohet nga ‘Allianz Arena’ gjatë kësaj vere.
Skuadra e Barcelonës është ajo që ka shfaqur interesimin më të madh për shërbimet e Lewas.
Sipas ‘Kicker’, bavarezët kanë filluar të zbusin qëndrimet dhe tashmë kanë vendosur dhe çmimin.
Bayern Munich kërkon 40 milionë euro për kartonin e Lewandowskit dhe mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i katalanasve.