Sigurisht, këto përmasa nuk mund të përshtaten në shumë shtëpi, një limitim ky që ka të bëjë me teknologjinë e ekranit që LG po përdor. Në vend të përdorimit të shtresës LCD për të krijuar pixels, kompania ka vendosur të përdorë LED dhe MicroLED.

Avantazhi i kësaj teknologjie është prania e niveleve të kontrastit më të mira se në ekranet OLED falë fikjes së plotë të pixels për të krijuar nivele më të thella të të zezës, pa rrezikun e djegies së tyre.

Shumica e ekraneve ofrohen në aspektin 16:9, mirëpo LG do të shesë gjithashtu dhe versione 32:9 nëse ju dëshironi të shikoni dy video të ndryshme njëkohësisht. Kjo “ofertë” e bën të duket televizorin e mëparshëm të rrotullueshëm prej $100,000 mjaft të leverdisshëm.