Këto pamje vijnë nga trugu industrial i Librazhdit. Janë dëshmi se dita- ditës këtu rrënimi ekonimik po zgjerohet e po prek gjithnjë e më shumë familje.

“Për të shitur është shumë e vështirë pasi nuk ka njerëz. Njerzit nuk kanë lekë nuk kanë me çfarë të blejnë. Për ne është bërë shumë e vështirë. Shumë kanë zgjedhur ti mbyllin dyqanet dhe të largohen”-shprehet njera prej tyre “

Dëshpërimi duket qartë tek tregtarët teksa tregojnë se situate sa vjen e rëndohet.

Ka ditë që xhiroja ditore e tyre shkon nga 20 në 100 lekë të vjetra

“Ka ditë që ne nuk çojmë kokërr leku në shtëpi, është shumë dobët. Njerzit u trembën nga pandemia dhe nuk e nxjerrin lekun. Po bëhet luftë për mbijetëse  se të arrish të shkosh në shtëpi me 20 lekë xhiro është tmerr”

Ndër faktorët kryesorë të renies së blerësve janë largimi i njerëzve, papunësia dhe të ardhurat e pakta ekonomike. Të detyruar nga mungesa e tregut shumë biznese kanë ulur qepenat dhe janë larguar nga qyteti.

Egnatia news