Home ELBASANI SOT VIDEO/LIBRAZHDIT I IKËN RINIA

VIDEO/LIBRAZHDIT I IKËN RINIA

26

Të rinjtë largohen drejtë vendeve të zhvilluara

Dikur qëndra e qytetit të Librazhdit popullohej nga të rinjtë të cilët jetonin,shkolloheshin e punonin në Librazhd.

Sot panorama është krejt tjetër. Pjesa më e madhe e popullsisë i përket moshës së 3-të. Të rinjtë kanë ikur ndërsa të moshuarit kanë mbetur të vetmuar.

 Thonë se kanë fëmijë por ata janë jashtë Shqipërisë pasi Librazhdi nuk ofron mundësi për tu punësuar apo shkolluar si bashkëmoshatarët europianë.

Ata pak të rinj që kanë mbetur thonë se edhe pse nuk janë zhvendosur nga Librazhdi punojnë në qytete të tjera më të mëdha . Të tjerë thonë se nëse do të kishin kushtet do të ishin larguar.

Pasojat më të mëdha të emigrimit duket se i kanë njohur fshatrat e kësaj bashkie që sipas qytetarëve kanë mbetur djerrë pasi nuk ka kush ti punojë.

Qarku i Elbasanit është ndër qarqet që ka njohur një ulje drastike të numrit të popullsisë.