Një 47-vjeçar italian u arrestua nga policia pasi kishte përshtatur dy magazina të mëdha për kultivimin e kanabisit në vendin fqinj si dhe kishte ndërhyrë në linjën e energjisë elektrike. Gjithashtu ka nisur dhe një procedim penal për një 21-vjeçar shqiptar si ndihmës i italianit.

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Pescarzo-s në qytetin e Brescias. Në momentin kur mbërriti policia tek magazinat, i riu shqiptar ia mbathi përmes pyllit por nuk arriti dot t’i shpëtojë policisë.

Pas këqyrjes së vendngjarjes, autoritetet italiane zbuluan gërrmime në tokë përgjatë perimetrit të magazinave ku zbuluan lidhje të paligjshme të kabujve elektrikë.

I gjithë plani i mirëmenduar i 47-vjeçarit ishte krimijimi i një magazine për kultivimin e kanabisit. Në magazinë u gjetën sisteme ventilimi, system ndriçimi me 150 llampa, fara kanabisi, vazo lulesh dhe të gjitha materialet që përdoren për kultivimin e bimës narkotike.

Gjtihashtu ai kishte izoluar dhe dritaret në mënyrë që të mos lëshoheshin aroma në ajër. Sipas mediave italiane, kostoja e energjisë elektrike për funksionimin e kësaj magazine do të ishte 50 mijë euro.

panorama