Një grua nga Lipjani ka raportuar në polici se i dashuri ia ka kërkuar 70 mijë euro, në të kundërtën, do të ua dërgojë fotografitë intime familjarëve të saj, raporton Express.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Lipjan, ku viktima është shantazhuar nga i dashuri se nëse nuk ia jep paratë e gatshme, fotot e saj intime do t’u dërgohen familjarëve të viktimës.

Pas kësaj, vëllai i viktimës ka shkuar te shtëpia e të dyshuarit, të cilin e ka kërcënuar me vrasje.

Policia ka bërë të ditur se rasti është hapur si “Shtantazh dhe Kanosje”.

“Lipjan 03.07.2021-20:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar  (i dashuri i saj), ka kërkuar që t’ia jap  70.000 (shtatëdhjetëmijë) € para të gatshme, se përndryshe do ia dërgoj fotot (intime) familjarëve të saj. Ndërsa, i dyshuari tjetër vëllai i viktimës, në shenjë reagimi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka kanosur me vrasje”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Po ashtu, lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori.

“Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport./GazetaExpress/