Është liruar nga burgu Jurgen Molla, personazhi i dënuar me 8.8 vite burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Molla njihet si një nga ndërtuesit e pallatave në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ndërsa një javë më parë gjykata e Shkodrës ka vendosur ta lirojë biznesmenin e ndërtrimit.

Lirimi i tij ka ardhur si pasojë e shlyerjes së ¾ të dënimit, duke bërë që gjykata ti falte 1 vit e 2 muaj burgim.

Molla plotësonte një sërë kriteresh ligjore për të përfituar lirimin me kusht, për shkak të vuajtjes së pjesës më të madhe të dënimit por dhe kushtet e tjera shëndetësore.

Molla ka qenë pjesë e një grupi kriminal që trafikonte heroinë dhe rezulton i dënuar me 8.8 vite burgim nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

Molla është arrestuar në muajin korrik të vitit 2016, ku policia shqiptare deklaroi se në kuadër të operacionit “Ballkan” ishin arrestuar 30 persona dhe 23 të tjerë ishin shpallur në kërkim në Shqipëri, Greqi, Maqedoni dhe Bullgari.

Megjithatë, një pjesë e të pandehurve u ndoqën penalisht në vendet ku janë arrestuar.

Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi në atë periudhë në gjykatë një sërë provash materiale kundër të pandehurve së bashku me 189 CD me përgjime telefonike, shkruan ora news.

Sipas kërkesës për gjykim, provat vërtetonin se Jurgen Molla, Shyqyr Kotorri dhe Anesti Koromani kanë luajtur rolin e financuesve dhe organizatorëve të trafikut të drogës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë.