Liverpool mundi 1-0 Wolves në javën e 15-të të Premier League, falë golit të Divock Origit në minutën e katërt shtesë.
Deri tek goli i triumfit, Liverpool krijoji raste të shumta për të shënuar, por skuadra e Jurgen Klopp nuk u tregua e saktë para portës, para së gjithash me Jota-n.
Salah depërtoi në të djathtë, asistoi për Origin i cili arriti ta dërgoi topin në rrjetë për një festë të madhe dhe shpërthim në stolin e “të kuqve”.
Në të njëjtin orë, Newcastle regjistroi fitoren e parë nën pronarët e rinj të pasur nga Arabia Saudite, teksa mundën Burnley 1-0 në shtëpi.
Golin e vetëm për triumfin e Magpies e shënoi Wilson në minutën e 40-të.
Rezultatet dhe golashënuesit:
Newcastle – Burnley 1:0 (Wilson 40′)
Southampton – Brighton 1: 1 (Broja 29′ – Maupay 90+8′)