Liverpuli e ka në dorën e vetë fatin e kualifikimit në Champions. Pozicioni i katërt deri në javën e fundit është i tyri, me një golavarazhi +4 nga Lestëri që ka të njëjtën kuotë pikësh (66). Ndaj Kristal Palasit nesër në “Anfield Road” do të mjaftojë një fitore, nëse “Dhelprat” nuk fitojnë me një goleadë ndaj Totenhemi.
“Ne thjesht duam të fitojmë ndeshjen dhe e dimë se duhet të luftojë për këtë. Fitorja 7-0 nuk ka asnjë rëndësi, as për statistikë, pasi në situatën që jemi nuk mendoj se ne duhet t’u kushtojmë shumë rëndësi rezultateve të skuadrave të tjera. Nuk mendoj se duhet ta bëjmë, pasi e kemi në dorën tonë.
Nuk jemi as pranë çfarëdolloj feste. Jemi të përqendruar vetëm te 95 minutat që duhet të luajmë. Do ishte bukur nëse do shkonim në Champions. Djemtë do të jenë të lodhur pas sezonit, por tani është gjithçka në rregull dhe ata janë gati.
Le të hyjmë në fushë dhe do kemi plus 10 mijë njerëz pozitivë, të çmendur në stadium. Mezi po pres”, tha tekniku gjerman në konferencën për shtyp.