Redi Jupi në emisionin “Zona Gol” në “SuperSport” ka folur për episodin e penalltisë së Vllaznisë ndaj Partizanit, ku deklaron se një penallti si kjo që u dha nuk do e jepte në atë ndeshje dhe se vendimi i arbitrit kryesor të supersfidës ishte tepër e rrezikshme:

“Me instinkt e dinamikë, kush ka luajtur futboll e kupton që aty duhet të kesh zmadhuar sipërfaqen që të thuash penallti. Jorgji nuk ka luajtur futboll. Se nëse bie në hije, nga pamjet përballë dukej dora e ngritur, pamja nga mbrapa tregonte që krijohej dritë mes krahut e trupit, e pastaj është penallti.

Por ka dy momente që duhen ndarë. Është procedura se si arrihet. Ishte apo nuk ishte penallti, u intereson dy skuadrave dhe mbase Teutës e Laçit, por dhënia e vendimit të duhur i intereson këtyre dhe gjithë publikut.

Të marrësh një minutë e gjysëm kohë për të marrë një vendim, ku ti sensacionin  e ke që në të qindtën e parë të sekondës. Në fund u dha një vendim i drejtë, edhe pse me vonesë, por e rrezikshme është se si është dhënë. Nëse atë e ka parë, e ka parë vetëm Enea Jorgji, konsultimi me arbitrin e linjës ka qenë nul.

Një penallti të tillë nuk do e jepja në një ndeshje si kjo. Do të dëshiroja diçka më të plotë për të ndarë këtë ndeshje se që të ngelet tani fati i katër skuadrave që është një pamje kështu e është një pamje ashtu.”, përfundoi Redi Jupi.