Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata e Apelit për lënien në fuqi të vendimit të marrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ku ish kryeprokurorir Adriatik Llallaj u dënua me 2 vite burg, ka reaguar edhe avokati i tij Sokol Hazizaj.

Avokati: Gjykata edhe e shkallës së parë edhe e Apelit, ka bërë vetëm një gjë, ka marrë copy-paste vendimet e bëra më parë.

Nuk e di ku ndodhet Adriatik Llalla, nuk kam komunikim për anën e tij shëndetësore, vetëm ëpr atë proceduriale. Do t’i drejtohemi gjykatës së Lartë me aargumentin se Gjykata e shkallës së Parë dhe e Apelit se nuk kanë marrë parasysh pretendimet tona për diçka që klienti im nuk e ka kryer. Sa i përket deklaraimit të pasurisë, nga klienti im nuk ka asnjë problem.

Klienti juaj do jetë i arratisur apo mund të dorëzohet pavarësisht gjëndjes shëndetësore?

“Unë isha në gjykatën e Apelit dhe shtrova të gjitha pretendimet ligjore ndërsa më tej është avokati i Shtetit në këtë rast prokurori që merret me ekzekutimin e vendimit”– tha avokati i Llallës.

Ndërkohë pritet që pas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit, forcat e policisë të paraqiten në shtëpinë e ish prokurorit Adriatik Llalla për të kryer procedurat e nevojshme.

Kujtojmë se gjykata e Kirmeve të Rënda, kishte dënuar ish kryeprokurorin Adriatik Lalla me 2 vite burg dhe 5 vite heqje të drejte për të ushtruar funksione publike.