Sot, Elbasani renditet tek Bashkitë me zero kultivim të lëndëve narkotike dhe kjo është me të vëtetë një arritje për t’u duartrokitur.
Në një takim për të inkurajuar strukturat tona lokale dhe nxitur bashkëpunimin e mirë të deritanishëm ndaj luftës së kultivimit të bimëve narkotike.
Përpjekjet tona në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike e rendisin sot Elbasanin ndër qytetet me 0 kultivim të lëndëve narkotike dhe ky është një arritje mbresëlënëse.
Parandalimi i kultivimit të lëndëve narkotike është shprehje e vendosmërisë sonë për t’i dhënë fund këtij kërcënimi që shkakton dëme të pamatshme për mijëra përdorues individualë, që shkatërron familje, që kërcënon strukturën morale të shoqërisë sonë si edhe dëmton ekonominë e konkurrencën e ndershme.
Përmes mekanizmit të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike ne kemi mundësinë që së bashku me përfaqësuesit e institucioneve publike në nivel lokal si dhe shoqërinë civile të adresojmë problematikat e lidhura me sigurinë ku një ndër to ka qenë edhe adresimi i çështjeve të lidhura me hotspotet e përdorimit të lëndëve narkotike si edhe parandalimin e kultivimit të tyre.