Super entuziaste, me energji dhe zërin që i dridhej- kështu u shfaq Ronela Hajati në një video live në Instagram fill pas performancës elektrizuese.

“Jemi Live nga Torino. Kurrë në jetën time nuk kam patur kaq emocione sa sot. Mos harroni të votoni me numrin 1 kur të hapet linja. Shqipëri deri në vdekje. Na votoni!!! Po dola në finale nuk e di çfarë do bëj. Kanë qenë emocionet më të forta në jetën time. Ju dua shumë”- u shpreh ajo teksa u shfaq pranë delegacionit.

Artistja shqiptare dhuroi një super performancë shpërthyese sikurse kishte paralajmëruar. Ajo na përfaqëson me këngën “Sekret” që në versionin përfundimtar erdhi në gjuhën shqipe dhe atë angleze.