Atmosferat festive të 1 Qershorit kanë çelur edhe siparin e një sërë aktivitetesh kulturore dhe festiveve, për fëmijët në qytetin e Elbasanit.
Qendra Kulturore e Fëmijëve në Elbasan, ka mbledhur fëmijët të cilët kanë pasur një dëshirë të madhe këtë vit për ta frekuentuar, duke orgamizuar një koncert të madh festiv, ku ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja.
Përreth një orë, fëmiëjt kanë recituar, vallëzuar dhe kënduar këngët e tyre të trajnuar nga stafi i kësaj qendre.
“ Ne po bëhemi gati për një verë aktive, për një shërbim të fëmijëve, ku do të ketë shumë aktivitete për to. I kishim ndaluar disa aktivitete për shkak të pandemisë, por kjo verë do të kthehet në një tjetër ritëm, do të kthehet për të gjihë, por kryesisht për fëmijët”, than ë fjalën e tij Kryebashkiaku Gledian Llatja.
Këtë vit Qendra Kulturore e Fëmijëve ka organizuar një sërë aktivitetesh vetëm me fëmijët, aktivitete sportive, festivale, etj.
Kjo qendër ka përgatitur edhe një kalendar festash të cilat konsistojnë për tre muajt e verës, ku finalizohen edhe në muaji n gusht me Festivalin e 0 35 për fëmijët.