Një ngjarje e rëndë ndodhi më 6 prill në veri të Londrës. Burri, i cili dyshohej se ishte infektuar me koronavirus mori jetën e gruas pasi ajo i kërkoi të dilte nga shtëpia.

Hussein Egal, 66 vjeç, akuzohet për vrasjen e gruas 57-vjeçare, Maryan Ismail në apartamentin e tyre në Edmonton.

Në seancën gjyqësore u tha se ish shoferi i autobusit sulmoi gruan e tij me mjete të ndryshme si thikë, çekiç, hanxhar,  tenxhere, tigan, këmbë tavoline dhe shkallë. Ai deklaroi në polici se reagimi i tij i dhunshëm erdhi pasi gruaja i kërkoi të largohej nga apartamenti gjatë pandemisë.

Egal pranoi vrasjen duke thënë se koronavirusi e bëri që të dilte nga vetja dhe të vriste gruan. Para debatit, ai kishte shfaqur simptoma të Covid-19, domethënë kollitje, përzierje dhe temperaturë të lartë.

Allison Hunter, e cila po e ndjek çështjen lexoi deklaratën ku Egal pretendonte se gruaja e tij i kishte thënë që “të vdiste në rrugë”.

Top Channel

Previous article“Shqipëria 2030”, Rama: Në botën virtuale 2.4 milionë vende të lira pune, të rinjtë do fitojnë mijëra euro nga interneti
Next articleKina do të fusë programe për djemtë në shkolla për t’i bërë “më burrëror”