Analisti Lorenc Vangjeli thotë se do të ketë edhe persona të tjerë të shpallur “non-grata” nga SHBA, pas sanksionimit të ish-deputetit Aqif Rakipi dhe biznesmenit Ylli Ndroqi.
Vangjeli tha se përcaktimi presidentit amerikan Joe Biden se korrupsioni në botë cënon edhe sigurinë e SHBA-së, është “një këmbanë alarmi” për të gjithë ata që kanë mëkatuar.
Këto janë dy hallka të një zinxhiri të cilin e kemi parë se kur ka filluar, por është shumë herë më i gjatë se ky që kemi parë tani. Do të ketë të tjerë. Është një veprim simbolik që nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë, por me rajonin.
Përcaktimi i Biden se korrupsioni është një rrezik që cënon edhe sigurinë e SHBA, është një këmbanë alarmi për të gjithë ata që ne s’i njohim, apo i njohim por ata i njohin. Por ata që kanë bërë mëkat, e dinë shumë mirë se çfarë kanë bërë”, u shpreh Vangjeli në emisionin