Që pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, me fitues balerinin Ilir Shaqiri, kanë ndodhur shumë diskutime dhe përplasje mes vëllezërve Veshaj dhe produksionit të Top Channel.
Aktori i njohur ishte shumë afër fitores, por nuk arriti dot ta merrte atë. Kjo duket se ka sjellë disa krisje të mëtejshme.
Jo vetëm që aktori fshiu nga Instagrami i tij emisionin që iu bë dhuratë nga produksioni i Top Channel, i titulluar “Më Lër të Flas”, por u tha që ai bashkë me Beatrix-ën nuk do të ishin pjesë e programit post “Big Brother VIP”.
Pas gjithë kësaj rrëmuje që ka ndodhur, në Instagramin e saj ka postuar edhe producentja e “Big Brother VIP Albania”, ku si duket thumbon në një mënyrë ose në një tjetër Donaldin.
“Nëse ju ofrohet një vend në një raketë, mos pyesni se çfarë ndenjëse. Vetëm hipni. Mirënjohëse që isha pjesë e këtij rrugëtimi dhe krenare për të gjithë ata që e bënë këtë të ndodhë. Në vijim të gjërave më të madha dhe më të mira.”- shkruan ajo.
Me këtë ajo mund të thotë që Donaldi duhet të jetë i lumtur për pjesëmarjen në këtë program dhe të pranojë humbjen.
Për këtë gjë ka reaguar gjithashtu edhe Eduart Grishaj, regjisori i “Big Brother VIP Albania”, i cili u shpreh se janë mësuar nga reagimet e shqiptarëve të cilët nuk dinë se si të pranojnë humbjen.
Ai gjithashtu thotë se të 4 finalistët kanë qenë fitues në mënyrën e tyre, dhe vetëm njëri do ta fitonte çmimin e madh.