Prej disa javësh Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar hapjen e aplikimeve për Lotarinë amerikane DV-2024.

Aplikimet bëhen në faqen zyrtare të Lotarisë amerikane. Aplikimet janë hapur më 5 tetor 2022 dhe do te zgjasë deri në datë 8 nëntor 2022.

Në lidhje me këtë me anë të një postimi ambasada e SHBA në Tiranë këshillon qytetarët se pasi të kenë dërguar aplikimin  në ekeran del një numër dhe atë duhet ta mbajnë deri kur të dalin rezultatet.

“Këshillë për Lotarinë Amerikane: Pasi e keni dërguar aplikimin tuaj të plotë për Vizën e Shumëllojshmërisë për vitin 2024, do të shihni në ekran një lajmërim konfirmimi i cili përban një numër konfirmimi unik. Mbajeni këtë numër në arkivat tuaja. Pas datës 6 maj 2023 do ju duhet të përdorni këtë numër për të parë rezultatin e aplikimit tuaj këtu” thuhet në postimin e ambasadës.