Home SPORT Löw: Ronaldo mund të bëjë më shumë sesa thjesht të lëvize ca...

Löw: Ronaldo mund të bëjë më shumë sesa thjesht të lëvize ca shishe

9

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Löw, veçoi Cristiano Ronaldo-n nga skuadra portugeze me të cilën do të përballet këtë të shtunë.

“Ai mund të bëjë shumë më tepër sesa thjesht të lëvizë ca shishe me Coca-Cola”, tha trajneri gjerman, duke iu referuar incidentit të ndodhur gjatë këtij turneu. “Por Portugalia ka edhe shumë lojtarë të tjerë të mirë. Vitet e kaluara e gjithë loja e tyre ishte përqendruar te Ronaldo, nuk është më ky rasti. Ka lojtarë të tjerë si Bernardo Silva, Joao Felix, Jota, të cilët janë të rrezikshëm dhe duhen ruajtur”.

Gjermania momentalisht nuk ka asnjë pikë në grup, ndërsa Portugalia ka 3.