Monika Kryemadhi ka konfirmuar se Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, do t’i  bashkohet protestës kombëtare të 7 korrikut, e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.  

Ajo u shpreh në një intervistë në “Top News” se  pjesëmarrja në këtë protestë nuk është më thjesht detyrim politik, por një detyrim shoqëror.

Kryemadhi shtoi se çdo qytetar dhe aq më shumë ata që janë aktivistë të partive politike, duhet të jenë pjesë e protestës kombëtare.

“Sot nuk është më thjesht detyrim politik por detyrim shoqëror dhe njerëzor ndaj çdo proteste çdo qytetar dhe aq më shumë ata që janë aktivistë të partive politike, duhet të jenë pjesë e protestave. Edhe pse janë ditët e nxehta të korrikut njerëzit sa janë aktivë për protestën aq dhe më shumë duan dhe të dinë hapat e mëtejshëm të protestës.

Pasojat e zgjedhjeve të kaluara ndihen në shoqërinë shqiptare, ndihen në partitë politike ndihen në media ndihen kudo. Dhe aq më shumë situata politika që rrodhi pas 25 prillit, sulmet e një pas njëshme për dëmtimin e opozitës. Për të shfokusuar opinionin publik nga problematikat që ka sot shoqëria shqiptare”, tha Kryemadhi.