Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka ironizuar deklaratën e kryeministrit Rama i cili u shpreh se ai dhe Basha kanë pasur në plan të çojnë për skrap LSI-në.

Ndërkohë menjëherë pas deklaratës së Ramës ka ardhur dhe reagimi i Kryemadhit e cila ka ironizuar Ramën duke thënë se LSI do të çojë Ramën në azil pasi i vjen keq për të.

“A kemi ndonjë ide ne nga ky kryeministër,. Po e rrudh dhe po e plak dhe po e zvogëlon këtë popull. A kemi një ide se si do t’i japë zgjidhje problemeve që kanë shqiptarët. Ne e duam vendin tonë dhe do t’i shërbejmë atij. Planet e Edi Ramës në ikje kanë marrë fund dhe janë si ato reaksionet kimike. Ne jemi aq bazë e konsoliduar me përqindje të lartë.

Ka vetëm gënjeshtra nga Edi Rama. Tani nuk dimë më. Duhet t’i japim fund gënjeshtrave të tij dhe atyre që duan të ngrenë pasurinë në kurriz të shqiptarëve. Jo për skrap, ne do ta çojmë në azil se na vjen keq. Do të kujdesemi. Edhe unë doktoreshë jam”, tha Kryemadhi.