Ngjan si 25, por në fakt sot Marina Vjollca mbush 33-vjeç. Në këtë ditë të veçantë për moderatoren të gjithë sytë i kishim tek urimi që do t’i bënte motra e saj me të cilën është e pandarë, Luana.

Dhe në fakt nuk ka munguar një i tillë. Me anë të një fotoje të përbashkët, Luana i ka dedikuar disa fjalë zemre motrës së saj: “Gëzuar ditëlindjen shoqja më e mirë. Të dua me shpirt dhe zemër gjysma ime.”

Ndërsa duket se këtë ditëlindje Marina do ta festojë në Itali me familjen e saj të vogël. Kjo pasi vetëm disa orë më parë ajo ndau disa foto me të bijën Marget, nga shteti fqinj.