Askush nuk e ka harruar skandalin e pak ditëve më parë ku stafi I kandidatit të PD për Elbasanin Luçiano Boçi përmes telefonatave fton studentët që të votojnë për pedagogun e tyre nësë duan që të kenë një mik në universitet.
Në videon e publikuar nga emisioni STOP dëgjohet një nga punonjëset e stafit të kandidatit të PD në Elbasan Luçiano Boçi, e cila ka telefonuar një studente dhe e fton të votojë Luçiano Boçin, pasi sipas saj Luçiano është pedagog në universitet: “Nëse voton Luçianon, ke një mik në universitet”.
Në audion e dërguar në redaksinë e emisionit Stop citohet:
Stafi Boçit: Ai është vetë në universitet, është profesor atje.
Studentja: Nëse unë votoj Luçianon kam një mik në universitet?
Stafi Boçit: Po, po, po.
Studentja: Po pse kështu i merrni votat juve?
Stafi Boçit: Po kështu funksionon tani.
Studentja: Ouuu!
Profesori që premton nota në provime në këmbim të votës, tregon qartë vesin e vjetër dhe të pakorrigjueshëm të Partisë Demokratike në marrëdhënie me arsimin nuk ka rëndësi nëse studentët mundohen me mish e me shpirt që të studiojnë nëse ata nuk votojnë pedagogët që “I kercenojnë’’ për të ardhmen e tyre në këmbim të një vote.
Klikoni mbi audio për të dëgjuar bisedën.