Sot bëhen 25 vite nga sulmk kundër objektivave ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi. Ishte ora 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë.

Fillimi i fushatës bombarduese erdhj las urdhrit që e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Atë natë, ai mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”, tha asokohe presidenti Clinton.