Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme për situatën e luftës në Ukrainë. Kreu i qeverisë bën të ditur se konferenca do të zhvillohet gjatë mbrëmjes, pas përfundimit të samitit të NATO-s që do të mbahet sot.
“Pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s që do të mbahet gjatë ditës, do të zhvillojmë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orët e mbrëmjes, në varësi të përfundimit të Samitit”, shkruan kreu i qeverisë, ndërsa ka publikuar një foto të veçantë nga protesta e rusëve në Moskë kundër luftës në Ukrainë..
Agresioni rus në Ukrainë ka vijuar edhe gjatë natës. Në një konferencë për shtyp presidenti ukrainas njoftoi se rusët kanë sulmuar me raketa në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Kievin.
Të paktën 137 ushtarë rusë kanë mbetur të vdekur në ditën e parë të luftimeve. Sakaq, Zelensky i bëri edhe njëherë thirrje për ndihmë perëndimit dhe shfaqi kritikat për ta, duke thënë se nuk mjaftojnë vetëm sanksionet për Rusinë. g.v/