Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar ambasadorin amerikan në Moskë, se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në prag të ndërprerjes.

Ambasadori amerikan në Moskë u thirr në Ministrinë e Jashtme ruse për t’u informuar “nga rangu i parë” për pakënaqësinë e Kremlinit me deklaratat e Biden kundër Putinit. Rusia ka lëshuar sot paralajmërimin më zyrtar për Shtetet e Bashkuara në lidhje me marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Ministria e Jashtme ruse thirri ambasadorin amerikan në Moskë dhe i tha se marrëdhëniet mes dy vendeve ishin në prag të ndërprerjes. Sipas palës ruse, arsyeja e përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve është ajo që ka thënë së fundmi presidenti amerikan Joe Biden, veçanërisht kundër homologut të tij rus, Vladimir Putin, të cilin ndër të tjera e ka quajtur “kriminel lufte”.

Kremlini foli për retorikë “të papranueshme” dhe “të pafalshme” nga ana e Uashingtonit. Një burim i sigurisë ruse, theksoi se megjithatë, ishte i shpejtë për ta minimizuar ‘ndëshkimin’, duke thënë se Moska nuk kishte ndërmend të zbatonte kërcënimin e saj.

Kujtojmë se, i pyetur për këtë javën e kaluar, pasi informoi përfaqësuesit e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Biden nuk u shmang ta quante presidentin rus “kriminel lufte”, duke adoptuar retorikë të ashpër ndaj Moskës. Ajo u parapri nga një vendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë që urdhëronte t’i jepej fund pushtimit rus të Ukrainës.

Retorika e krimeve të luftës nga Rusia në Ukrainë u theksua sot nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

Kujtojmë se Joe Biden do të udhëtojë në “Kontinentin e Vjetër” pasnesër, e mërkurë. Ky do të jetë udhëtimi i tij i tretë në Evropë që nga marrja e presidencës së Shteteve të Bashkuara në janar 2021.Të enjten, ai është planifikuar të marrë pjesë në samitet e posaçme të NATO-s, BE-së dhe G7 në Bruksel. Të premten ai do të jetë në Varshavë ku do të zhvillojë bisedime dypalëshe me homologun e tij polak, Andrei Duda. Megjithatë, ai nuk ka ndërmend të vizitojë Kievin.

Hapur