Raportime për sulme në lagjet e banuara të Kievit, bombardime të forta në Kharkiv. Po ashtu ka raportime për shpërthime që prekin lagjet e banuara në Kiev dhe në Zhytomyr, një qytet në veriperëndim të Ukrainës .Shtëpitë e banimit në Zhytomyr shpërthyen në flakë dhe banorët po shpëtohen pas një sulmi në një bazë ushtarake, sipas shërbimit të emergjencës shtetërore të Ukrainës.Të paktën dy persona humbën jetën dhe tre u plagosën në sulmin në Zhytomyr, sipas “Ukrinform”, i cili gjithashtu raportoi se dhjetë shtëpi private u dëmtuan, me tre prej tyre të shkrumbuara nga  zjarri. Shumë njerëz mund të jenë ende të bllokuar në rrënoja.Gazetari Scott Stedman tha se Kharkiv po “goditej jashtëzakonisht fort” me raketa “pa dallim”.