Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur kritikave, sulmeve dhe asaj që ajo e përshkruan si “monitorim digjital e operacional” dhe “kontroll algoritmik” nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Në postimin e saj në ‘Facebook’, Spiropali i drejtohet ndjekësve me një thirrje për të mos u ndikuar nga “sulmet banale”, “konspiracionet halucinante” dhe “gjuha e shthurur”, duke sugjeruar leximin e një poezie të poetes ruse Anna Ahmatova, e cila ka lindur më 1889.

Ajo solli një fragment nga poezia e Ahmatovës, ku përshkruhet forca përballë kritikave dhe transformimi i tyre në forcë të brendshme:

“Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua
Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon,
Me ta një kullë e hijshme u ndërtua…”.

Kujtojmë se gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Rama sulmoi disa prej socialistëve që i kishin dalë kundër, duke i quajtur ‘lugëndryshkurit e familjes sonë të madhe politike’. Ndërkohë, Spiropali prej kohësh ka bërë reagime kundër Ramës, duke dalë hapur pro protestave masive, ndërsa foli për një ‘Shqipëri të re’.

GEAM Sh.p.k