Luigi Soreca është rikthyer zyrtarisht me detyrë në Shqipëri, pasi shërbeu si ambasador i Bashkimit Evropian gjatë viteve 2018-2022.
Soreca është rikthyer në Shqipëri duke marrë postin e të ngarkuarit me punë në krye të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.
Në 2018, Luigi shërbeu si Drejtor për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme (DG HOME). Drejtoria është përgjegjëse për zhvillimin e politikave kundër drogës, luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, krimeve të tjera të rënda dhe promovimin e zbatimit të ligjit.
Soreca ishte gjithashtu përgjegjës për koordinimin e Dialogëve për Liberalizimin e Vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke çuar në liberalizimin e vizave në Shqipëri në vitin 2010.
Përvoja e tij 20 vjeçare në Komisionin Evropian për çështjet e sigurisë dhe zgjerimit, mund të përfaqësojë përvojë shumë të rëndësishme për Faza tjetër e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Përpara se t’i bashkohej Komisionit Evropian në 1998, Soreca studioi drejtësi në Universitetin LUISS në Romë dhe punoi për Ministrinë e Brendshme italiane.