Romelu Lukaku i jep fund dëmtimit muskulor që e ka pllakosur prej gati dy muajsh, teksa do të rikthehet në aksion për ndeshjen vendimtare të Interit ndaj Viktoria Plzen, për ndeshjen e 5-të të fazës së grupeve të Champions League.

Faktin e ka konfirmuar trajneri i Nerazzurrëve, Simone Inzaghi, me deklaratat e tij në konferencën për shtyp në kuadër të ndeshjes.

“Romelu Lukaku dhe Gagliardini do të kthehen. Lukaku punon me entuziazëm dhe dëshirë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ai humbi dy muaj ndeshje. Ishte një humbje serioze, por në sulm ne gjithmonë shkonim mirë. Natyrisht ne gjithmonë mund të përmirësohemi dhe me rikthimin e tij, kjo do të bëhet realitet.Sulmuesi belg nuk do të startojë si titullar pasi ende nuk është në 100%. /G.D abcnews.al/