Shumica e spiunëve të ish Sigurimit të Shtetit duket se janë strehuar në PD. Ish ministrat Genc Pollo dhe Tritan Shehu janë zbuluar si spiunë të ish Sigurimit të Shtetit, kur shkuan për të gjetur dosjen e Berishës.

Në librin me titull ‘Mëkatarët’, Nazif Bezhani rrëfen se në pranverën e vitit 1998 u përball me një bum kërkesash nga politikanët e Tiranës, të cilët kërkonin dosjet e njëri-tjetrit për lidhje me ish Sigurimin e Shtetit dhe USD-në, shërbimin sekret të ish Jugosllavisë.

Kërkesat, sipas Bezhanit, vinin nga partitë e djathta, për t’u siguruar se në kupolat e tyre nuk kishte spiunë.

Një fraksion i shkëputur nga Partia Demokratike, që kryesohej nga Genc Pollo dhe Tritan Shehu kërkuan dosjen e Sali Berishës, duke shprehur bindjen se ka qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit. Por, përgjigja e Bezhanit ka qenë befasuese për grupin e Pollos.

“Kur thashë dy pseudonimet ‘trëndafili’ dhe ‘sqepari’, ktheva sytë nga dy fraksionistët, që kishin mbajtur dy pseudonimet, të cilët m’u dukën të vilanosur, me fytyrë të prerë dhe në heshtje varri.

Njëri nga ata kapi për krahu kryetarin e grupit, e tërhoqi paksa dhe i tha: “Hajde te dalim.””, rrëfen Bezhani, i cili konfirmon se që të dy janë spiunë.

Gazetari Nebil Çika ka publikuar një dokument, sipas të cilit Genc Ruli ka qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit. Në vitin 1979, Genc Ruli ka spiunuar shokun e tij.

Jemin Gjana, gjithashtu ish ministër, është lakuar si spiun me psudonimin ‘i vogli’. Ridvan Bode është lakuar dhe denoncuar publikisht si spiun me speudonimin ‘korçari’.

Prapaskena