Home SPORT Lukaku thërret Inter, La Gazzetta analizon skenarët, a mund të rikthehet belgu...

Lukaku thërret Inter, La Gazzetta analizon skenarët, a mund të rikthehet belgu në Milano?

13

“Lukaku thërret Inter”, ky titull i “La Gazzetta dello Sport”, ndez një debat të gjerë në Itali dhe jo vetëm. A mund të rikthehet sulmuesi belg në Milano? Kjo është një pyetje që e përditshmja italiane është përpjekur ti jap një përgjigje logjike. Sulmuesi belg po përjeton në Londër momentin e tij më të vështirë në karrierë, sigurisht që kërkon të nis sa më shpejt diçka nga e para dhe dëshira e tij më e madhe është një rikthim në Serie A, një rikthim tek Inter, skuadër ku shkëlqeu dhe u shpall kampion.

As drejtuesit e Inter nuk do të ishin kundër idesë që Lukaku të rikthehet, fundja kanë probleme me finalizimin, por e përkthyer në shifra ky opsion duket shumë i pamundur. Inter po ndjek një filozofi të re në tregun e transferimeve, kërkon lojtarë me parametra zero si Dybala, apo lojtarë të rinjë dhe me pak kosto si Scamacca. Lukaku është një lojtarë që përfiton 12,5 milionë euro në sezon, sigurisht belgu mund të pranojë një ulje të ndjeshme të pagës por sërish nuk mund të arrijë në 5 milionë euro, aq sa është tavani i vendosur nga Inter.

Edhe kartoni i tij është një problem më vetë, Chelsea investojë 115 milionë euro për ta marrë nga Inter, në këto kushte blutë e kanë të vështirë ta lëshojnë lojtari në formë huazimi, e vetmja mënyrë që Inter mund të pranojë të futet në negociata.

Si të mos mjaftojnë shifrat, as tifozët zikaltër nuk do të ishin pro një transferimi të tillë, pak kohë më parë kur Lukaku shpreh dëshirën e tij për tu rikthyer në Milano, tifozët dolën kundër publikisht duke e cilësuar si një mercenar.