Nga Erion MURATAJ

Nuk është e lehtë të shkruash nga pozicioni i qytetarit.

 Arsyeja?! E thjeshtë… Ke shumë mllef e duhet të kafshosh gjuhën për mos të të quajtur të paedukatë. Sa e hidhur, kur edukata është në fakt ajo që i mungon të gjithë plehrave që u duket vetja ligjvënës të plotfuqishëm për fatin tonë . Kam dëgjuar shprehje “Frojdiane” këto dite si të tipit: – “Vrau babain …”

 Ta them hapur nuk është se më plas ç’bëhet në strehën e Lul-es.

Kjo është një qasje sepse kurrë s’e kam honepsur atë karikaturë të shpifur politike.

Por edhe pse kam qënë një nga ata që mendonte se Sali Berisha duhet të dilte nga politika që në krye të herës sot them se  “DUHET TË QËNDROJË E TË LUFTOJË “

 E dini pse?!

 Sepse ka lënë pasardhës një “feshkull” që nuk meriton asgjë nga ajo që ka përfituar duke i hipur sipër karriges së një prej jo partive, por pasurive kombëtare.

Po po, PD është pasuri kombëtare në çdo aspekt  qoftë atë historik ,politik dhe transformues të tre dekadave të fundit.

Bashkëfajtore e shumë krimeve në fakt por pasuri Kombëtare gjithsesi. E pra, si një shqiptar, refuzoj që një “feshkull politik” si Lul-ja, ta shkrij me një të rënë të lapsit, vetëm se s’ka ato që ka burri mes këmbëve për të mbrojtur dinjitetin në pragun e tij.

Fatkeqsisht ai zgjodhi të jetë një korb i gjallë, i përdhunuar por i gjallë… Po pasuria ruhet dhe nëse je shqiponjë edhe pse mund të të vrasin . Por të vdesësh i lirë është prapë krenari…

 Panorama duket e zymtë dhe ka vetëm një rrugëdalje, të përdhunuarin duhet ta nxjerrësh nga kafazi të shijojë lirinë e korbit, dhe të luftosh për të ruajtur së paku historinë, edhe nëse të mohojnë të ardhmen.

Një ditë do vlerësohet dhe ajo. Ska rëndesi kur.

Sot ka konfuzion dhe frikë se mos bëhen armiq me mikun e madh të shqiptarëve. Kam një këshillë për të gjithë ata që frikësohen.

Miku dhe mund të mërzitet por miqtë e vërtetë kthehen sërisht kur të duan vërtetë. E nëse nuk ju ka dashur po vetëm përdorur  atëherë është koha për tu ngritur vetë…

Vjen dita ku koha i jep të drejtë atij që e ka jo atij që e kushtëzon.

Sa për “Frojdianët” kam një mesazh : “Babai vritej në lashtësi sepse ishte mit, në demokraci mjafton të lejosh institucionin e votës. Kjo vlen ta degjojë dhe babai… Edhe pse mbase e respektoni, edhe ai ka fajet e tij për pasardhësin . Por ngelet Babai juaj…”

Edhe pse dhurata disa vjeçare nga ai ishte “Lul-ja Helmuese”…

Egnatia News